Turqia ka ndërmarrë edhe një nismë të re për zgjidhjen e krizës siriane.
Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Feridun Sinirliollu viziton Rusinë.
Qëllimi i kësaj vizite është të bindë Moskën për “një trazicion pa Easadin në Siri”.
Nënsekretari i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Feridun Sinirliollu, në Moskë ka shkuar me ftesë të kësaj të fundit dhe do tu bëjë bashkëfolësve rusë propozime konkrete për një trazicion pa Esadin në Siri në përshtatje me kërkesat e popullit sirian”.
Gjatë qëndrimit në Moskë Sinirliollu do të takohet edhe me Mihail Bogdanov-in, ndihmësin e Ministrit të Punëve te Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, për Lindjen e Mesme.
Në takim do të shqyrtohen detajet e Marrëveshjes së Gjenevës që u pranua nga anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe vendeve fqinje me Sirinë, ku bën pjesë edhe Turqia.
Në qëndrimin e Moskës kohët e fundit vihet re një zbutje. Moska thotë se “e pranojnë një tranzicion në Siri, por me Esadin”./trt/