"Nëse shteti frikohet, ne nuk frikohemi - do të rrënojmë përmendoren dhe ta heqim flamurin" ka thënë me vendosmëri kryetari i veteranëve të luftës Dragan Gjorgjeviq për medie, transmeton presheva.com.
Shoqata e veteranëve të luftës, invalidëve dhe familjet e të rënëve në Serbi ka kërcënuar se përsëri do ti mobilizojë "Gardën vullnetare" me detyrë që të rrënojnë përmendoren e vendosur në qendër të Preshevës si dhe ta heqin flamurin në Dobrosin.
Kryetari i kësaj shoqate Dragan Gjorgjeviq ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të reagoj urgjentisht ndaj provokimeve siç thotë ai "separatistëve shqiptar", apo siç thekson, veteranët do ta marrin këtë çështje në duart e tyre. Ai ka thënë se menjëherë janë paraqitur 30 vullnetarë. /presheva.com/