Dr. Shefqet Krasniqi: Burim Ramadanit i pengon Islami në Kosovë

Thirrja e Dr.Shefqet Krasniqit për të mos e festuar festën e Vitit të Ri, i kishte penguar deputetit Burim Ramadani i cili edhe kishte ofenduar Hoxhën duke e quajtur “maniak”.

Në një prononcim për KTV, Dr.Shefqet Krasniqi, tha se qëllimet e Burim Ramadanit janë shumë tendencioze dhe se problemi i tij është se i pengon feja Islame në Kosovë, përndryshe ai nuk ka asgjë personale me të.

“Qëllimi i tij është tendencioz, Burimi dhe partia e tij kanë problem me islamin në këtë Kosovë dhe shumë intelektual të tjerë që janë të edukuar në frymë ateiste”, ka thënë Dr.Shefqet Krasniqi për KTV.

Po ashtu, hoxha Krasniqi tha se padrejtësisht është shndërruar në objekt sulmi sa herë që përmendet radikalizmi.

“Ndjekin metoda të ndryshme shpifëse për t’i lëkundë njerëzit dhe për të paraqitur Islamin dhe myslimanët para faktorit ndërkombëtarë si të rrezikshëm për Evropën”, tha Dr.Shefqet Krasniqi./Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat