Prishtina bëhet me ligjin për kryeqytetin

Pas katër vitesh zvarritje, më në fund, këtë vit do të miratohet Ligji për Prishtinën.

Këtë ligj, Qeveria e Kosovës e ka futur në prioritet të programit legjislativ për vitin 2013, këtë projektligj e sponsorizon Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Neni 13 i Kushtetutës e kërkon rregullimin e kryeqytetit të Kosovës me ligj të veçantë, gjë që nuk është realizuar ende.

Përveç shkaqeve politike, arsye për mos miratimin e tij deri më tash, ka qenë edhe statusi i Pallatit të Rinisë.

Aktualisht ky objekt është nën menaxhimin e AKP-së, por nuk dihet saktë nëse është ndërmarrje publike komunale, apo ndërmarrje shoqërore.

Udhëheqja komunale në vazhdimësi ka thënë se nuk e kupton zvarritjen e miratimit të këtij ligji, i cili po bënë që Prishtina të humb miliona euro në mungesë të tij. Mos procedimi i projektligjit për Prishtinën deri tash është parë si mungesë e vullnetit politik nga ana e nivelit qendror që udhëhiqet nga një parti tjetër.

Prishtina, në mungesë të këtij ligji, çdo vit ka humbur 8 deri në 12 milionë euro, e nëse llogaritet periudha katërvjeçare e zvarritjes së miratimit të tij, kryeqyteti ka pasur buxhet më të ulët për 30 milionë euro.
Asdren Osaj, zëdhënës në Komunën e Prishtinës, tha për Indeksonline se , “Ligji për Prishtinën është norme kushtetuese, dhe përderisa nuk miratohet institucionet qendrore po e shkelin kushtetutën”.

Ndryshe, me ligjin për Prishtinën fuqizohet komuna, e cila duhet të dallohet nga komunat e tjera, merr kompetenca shtesë në shëndetësi dhe në menaxhimin e trafikut. Po ashtu kryeqyteti ndihmon në kryerjen e punëve protokollare edhe për shtetin e Kosovës.

Ligji për Prishtinën, do t’i lejonte kryeqytetit ndërtimin e Spitalit të Prishtinës (që aktualisht mungon), menaxhimin me Pallatin e Rinisë, të drejtën mbi mbledhjen e tatimit në qira, grantin vjetor prej 4 për qind të totalit të komunave, e krijimin i Institutit për Planifikim Urban. Por mbi të gjitha, do t’i jepte Prishtinës statusin metropol.m.b /Indekonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat