27 vjeçarja vdes nga gripi i derrave

Ka vdekur sot në ora 15:00 e prekura nga gripi H1N1, i njohur ndryshe si “gripi i derrave”.

Për të ndjerën 27 vjeçaren nga Prishtina, është raportuar ditë me parë se është prekur nga gripi H1N1 dhe ajo ishte duke u trajtuar në QKUK.

Familjaret e saj, kanë thënë se vajza e tyre nuk ka qenë jashtë vendit kohëve të fundit, gjë për të cilën mjekët dyshojnë që sëmundja gjenezën e ka nga brenda.

Nga ana tjetër, sëmundja Gripi i derrave, në vitin 2009 kishte venë nën alarm shumë vende të botës, kurse rasti i fundit në Kosovë i evidentuar më virusin H1N1 ishte në vitin 2011./Indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat