Përderisa kuvendarët shqiptarë kanë ndërprerë seancën për të formuluar një Platformë Politike e cila pritet t’ju dërgohet të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, aktivistët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Luginës së Preshevës, kanë vendosur në ndërtesën e Komunës së Preshevës pankartat në të cilat shihen dy kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë duke ndenjur në kolltukë, e nën të fjalia: “A po jau do"!
Valon Arifi, aktivist i KDNj-së, ka thënë së ky veprim është rezultat i revoltës së shprehur për mos angazhim serioz të kryeministrave, dukë vlerësuar se problemi i Luginës dhe i Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së duhet më së miri të mbrohet nga Hashim Thaçi i cili e di rëndësinë e ish ushtarëve dhe rolin e tyre.
“Ndërkohë, Sali Berisha ka obligim kombëtar si kryeministër i shtetit amë”, ka thënë Arifi. “Deri sa kryeministri Dacic reagon dy herë në ditë kundra shqiptarëve të Luginës e pro serbëve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha Luginën e Preshevës e përdorin vetëm për marketing politikë”. /Telegrafi/