Vuçiq: Serbia së shpejti do të reagoj për përmendoren e UÇPMB-së

Shteti së shpejti do të reagoj në lidhje me përmendoren e vendosur në Preshevë, ka paralajmëruar Aleksandar Vuçiq.

Ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot gjatë vizitës së tij në bazën ushtarake në Dobrosin, në zonën toksore të sigurisë, se shteti së shpejti do të reagoj në lidhje me përmendoren e vendosur në qendër të Preshevës për dëshmorët e UÇPMB-së.

Ai në takim me gazetarët nuk ka dashur të thotë se kur sakt do të hiqet përmendorja, mirëpo ka shtuar se askush nuk mund të sillet "kundërligjshëm" si dhe si arsye ta gjejë atë në përkatësinë etnike.

"Shqiptarët kanë kërkuar internacionalizimin e problemit, mirëpo nuk më duket se i shkon për shtati sikur në vitin 2001 dhe 2002. Ata këtu nuk janë të kërcënuar. Ekzistojnë disa që mendojnë se si politikan mund ta kërcënojnë shtetin. Mendoj se këto janë fraza politike, mirëpo ne jemi të gatshëm të mbrojmë kushtetutën e Serbisë" ka thënë Vuçiq. /presheva.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat