Oficerët e policisë në qytetin e San Diegos në Kaliforni, kanë qëlluar dhe plagosur një burrë që mbante një pistoletë në një sallë kinemaje.
Incidenti ndodhi të shtunën, dhe i dyshuari pritet që t’iu mbijetojë plagëve.
Policia tha se ata ishin njoftuar se një njeri po grindej me një grua në parkingun e një qendër tregtare.
Kur kalimtarë tentuan të ndërhyjnë, njeriu thuhet se i kishte kërcënuar ata me një pistoletë dhe kishte vrapuar jashtë.
Policia lokalizoi personin në sale dhe e qëlloi atë, pasi dështoi t’I bindej instruksioneve për të ngritur duart lart.
Rreth 15 persona gjendeshin ne sallë në atë kohë dhe askush tjetër nuk u plagos.
Në korrik, një njeri qëlloi për vdekje 12 njerëz dhe plagosi dhjetra të tjerë kur hapi zjarr në një sallë filmi në Kolorado./rel/