Egjipti shpejtë do ta njoh Kosovën, Hoxhaj lobon në vendet arabe

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë vizitës që po i bënë Egjiptit i ka dorëzuar homologut të tij tëMministrisë së Jashtme egjiptiane, Muhamed Kamil Amer, kërkesën për njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës. Pas këtij takimi Ministri i Jashtëm egjiptian, Muhamed Kamil Amer tha se janë duke e shqyrtuar këtë kërkesë me seriozitetin më të madh dhe i premtoi Ministrit kosovar, Enver Hoxhaj, që shumë shpejt Egjipti do ta zyrtarizojë njohjen për Kosovën.

Shefi diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, pas vizitës që i bëri Arabisë Saudite, ka vazhduar drejt Egjiptit për të kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Pas takimit me homologun e tij egjiptian, Muhamed Kamil Amer, Ministri Enver Hoxhaj, tha se i ka dorëzuar kërkesën që Egjipti sa me shpejt ta njoh pavarësinë e Kosovës, ndërsa homologu i tij, Muhamed Kamil Amer, tha se po e shqyrtojnë mundësi që sa me par ta njohin Kosovën. Kamil Amer, theksoi se Egjipti, vazhdon ta mbështes pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu premtoi mbështet për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë.

“Ne jemi duke shqyrtuar mundësinë që sa më shpejtë ta njohim pavarësinë e Kosovës. Njohja do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Dua të ju them se Egjipti e mbështet pavarësinë e Kosovës në kemi marrëdhënie të mira me Kosovën dhe po ashtu do ta mbështesim vendin tuaj sidomos në zhvillim ekonomik dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, tha Muhamed Kamil Amer.

Hoxhaj, ka vazhduar vizitën ku është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nebil El Arabi, ku edhe nga ky i fundit shefi diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që të lobojë te 11 vendet anëtare të Ligës Arabe ta njohin Kosovën. Hoxhaj, ka marrë premtime nga Nebil El Arabi, për të lobuar të këto vende për ta njohur Kosovën shtet.

Kreu i Ministrisë së Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar takimet ku edhe është pritur nga përfaqësues të Këshillit për Punë të Jashtme të Egjiptit si dhe ish-ambasadorë ku i ka njoftuar ata për progresin që ka arritur Kosova, prej përfundimit të Luftës./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat