Epidemia e vetëvrasjeve brenda Forcave të Armatosura të Amerikës po shtohet çdo vit e më shumë. Pentagoni ka deklaruar shifrat duke thënë se 349 ushtarakë amerikanë, burra e gra, vranë veten vitin e kaluar, shifër më e lartë se numri i trupave të vrarë në luftime. Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta i ka quajtur epidemike vetëvrasjet dhe se Penatagoni nuk është në gjendje ta kontrollojë këtë situatë.
Ndërsa ekspertët kanë nxjerrë si rezultat se stresi ndaj luftës dhe konsumimi i alkoolit janë dy faktorët kryesorë që çojnë shumë të rinj amerikanë deri te vetëvrasja./alb-observer.com/