Në Reçak të Shtimes është shënuar 14-vjetori i masakrës e cila tronditi gjithë botën e që pasoi me intervenimin ushtarak ndërkombëtar dhe çlirimin e vendit nga forcat e UÇK-së me ndihmën e NATO-s.
14 vite pas, ajo është tek varri i të birit për të rikujtuar sakrificën dhe luftën e tij bashkë me të tjerët që u masakruan barbarisht nga serbët më 15 janar 1999 në fshatin Reçak në Shtime. Flora Beqiri thotë se kanë përkrahje financiare nga institucionet edhe pse shuma të vogla, por thotë se kanë nevojë për diçka më shumë. Edhe vet Flora është e plagosur në luftë.
Në anën tjetër, kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, ka thënë se do të vazhdojnë t’i përkrahin familjet e dëshmorëve dhe të rënëve.
Ai ka pohuar se ngjarja e 15 janarit 1999 ishte një ngjarje që shfaqi fytyrën çnjerëzore të pushtetit serb, ndërsa luftëtarët tanë, sipas tij, ndritën fytyrat e të gjithëve. /kosovapress/