Të paktën 38 persona kanë humbur jetën sot në Siri, 10 prej të cilëve në Hula, shënjestër e një sulmi të artilerisë së rëndë nga ushtria siriane që vazhdon goditjet ajrore në mbarë vendin, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Pesë gra bëjnë pjesë mes viktimave në Hula, në provincën e Humusit", konfirmoi në një komunikatë OSDH.
Drejtori i saj, Rami Abdel Rahmane theksoi se ky qytet, ku 108 persona, pjesa më e madhe fëmijë, ishin vrarë më 25 maj 2012, ishte bërë aktualisht skenë e bombardimeve dhe luftimeve të përditshme.
"Në Humus, rajonet Jobar dhe Sulltaniye ishin në shënjestër të sulmeve ajrore", shtoi OSDH, me bazë në Britaninë e Madhe.
Sipas OSDH-së, 165 persona, 31 prej të cilëve fëmijë kanë humbur jetën dje nga dhuna në mbarë vendin.
Siria është përfshirë që prej muajit mars 2011 nga një revoltë popullore kthyer në një konflikt të armatosur që ka shkaktuar më shumë se 60 000 të vdekur që prej fillimit të dhunës, sipas OKB-së./trt/