Ministria e Drejtësisë së Serbisë, ka njoftuar se deri në mesnatë kanë afat autoritetet shqiptare të Luginës së Preshevës që të largojnë përmendoren e UÇPMB-së.
"Nëse deri në mesnatë, atëherë edhe kur është afati i fundit i vendosur për të hequr monumentin në Preshevë, atëherë Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike, do të paraqesin një kërkesë për procedurë penale kundër shefit të Administratës Komunale të Preshevës," ka thënë Ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike të Serbisë, Nikolla Selakoviq.
Gjithashtu, siç thuhet në ministri, inspeksioni do të marrë vendim për veprim sipa vendimit, i cili do të definojë qaetë procedurën për afatin ligjor për largimin e përmedores.
"Pas kalimit të këtij afati, do të hyjë në fuqi vendimi dhe largimi i vendosjes së paligjshme të përmendores, dhe me ndihmën e orgave të punëve të brendshme nëse është nevoja" ka thënë Selakoviq./presheva.com/