Përfaqësuesit politik shqiptar nga Lugina e Preshevës janë të gatshëm që ta zhvendosin përmendoren në ndonjë vend tjetër, me kusht që të largohet edhe përmendorja që është ngritur në fshatin Lluçan për policët serb, shkruajnë mediet serbe.
Përmendorja e vendosur në Preshevë do të rrënohet për një deri dy ditë, edhe pse qeverisja lokale ka kërkuar legalizimin e saj.
Nënkryetari i parë i qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq ka thënë se përmendorja e ngritur për policët që humbën jetën nuk dotë largohet me asnjë kusht.
"Përfaqësuesit shqiptar kanë thënë se janë të gatshëm ta zhvendosin përmendoren e UÇPMB-së dhe ta vendosin në një vend tjetër me kusht që të rrënohet edhe përmendorja që është ngritur për policët serb që kanë humbur jetën në konfliktin e armatosur në jug të Serbisë. Për përmendoren e policëve ekzistojnë të gjithë dokumntat e duhura. Eshtë vendosur përskaj rrugës për dallim nga ai i Preshevës që vshtë vendosur në qendër, para ndërtetës së komunës. Ne nga shqiptarët nuk kërkojmë ta rrënojnë atë por ta zhvendosin në një vend tjetër. Mirëpo, nëse këtë nuk e bëjnë, shteti do ta rrëmojë deri në dy ditë kohë" thuhet në qeverinë serbe, transmeton presheva.com.
Në lidhje me kërkesat e shqiptarëve, ka komentuar shkurt Aleksandar Vuçiq se kërkesat e shqiptarëve nuk do të përmbushen.
"Përmendorja për policët e rënë sigurt që nuk do të rrënohet" ka thënë zëvendës kryeministri i qeverisë serbe. /presheva.com/