Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic dhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vucic, gjatë këtij vikendi do të sjellin vendim përfundimtar për heqjen e monumentit kushtuar anëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Është e mundur që monumenti të hiqet sot ose nesër, raportojnë mediat e Beogradit.
"Vucici ka pritur kthimin e Dacicit nga Brukseli, nga takimet me zyrtarët evropianë, për të arritur marrëveshjen për heqjen e monumentit kushtuar terroristëve në jug të Serbisë. Gjithçka do të dihet këtë fundjavë”, thotë burimi i ditores serbe Blic.
Ky burim shtoi se të Vucici dhe Dacici disa herë “kanë cekur se është e palejueshme vendosja e memorialit, por se nuk do të ndërmarrin ndonjë vendim i nxituar”.
Telegraf.rs ka raportuar se forcat e xhandarmërisë kanë hyrë në Preshevën dhe se janë stacionuar në afërsi të monumentit të UÇPMB-së.
"Gjithçka është gati për të vendimin e shtetit”, kanë thënë burimet e këtij mediumi serb.
Ndërkaq, Telegrafi mëson se xhandarmëria serbe është e stacionuar jo pranë lapidarit po në bazën ushtarake në fshatin Cakanoc, në afërsi të Preshevës. /Telegrafi/