160 persona vriten në Siri

Vazhdojnë sulmet e forcave të Esadit ndaj pozitave të opozitarëve në Siri.

Njoftohet se në sulmet e organizuara në qytete të ndryshme u përdor edhe armatimi i rëndë dhe me këtë rast humbën jetën 160 persona.

Në deklaratën e bërë nga Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut të Sirisë thuhet se në mesin e të vrarëve gjenden edhe 20 fëmijë.

Bëhet e ditur se nga zjarri i hapur nga ana e forcave të Esadit në nënprefekturën Busra El-Halil është vrarë një gazetarë i televizionit Al Xhazira.

Ndërsa anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk arritën në konsensus që krimet ndaj njerëzimit dhe krimet e luftës të kryera në Siri të gjykohen në Tribunalin Penal Ndërkombëtar.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat