Rrënohen 27 përmendore të varrezave serbe në Kllokot

Në varrezat ortodokse serbe në fshatin Kllokot afër Vitisë janë rrënuar 27 përmendore mbi varreza, njofton radioja serbe nga Kosova, KiM.

Sipas njoftimit, në varreza gjenden pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po e bëjnë hetimin e ngjarjes. Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasa Mirkovic, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave, deklaroi se është i shokuar me këtë kat vandal.

Informatën e ka konfirmuar edhe drejtori i radios lokale të Kllokotit, Nikola Stolic, i cili tha se “ka informata për rrënimin e varrezës” dhe se atje gjendet policia, transmeton Koha Net. 

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe Zyra për Kosovë e qeverisë së Serbisë, e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që sa më parë t’i zbulojë dhe ndëshkojë aktorët e këtij akti vandal.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat