Tifozët e njohur të Kosovës, “Plisat”, të dielën mbrëma kanë organizuar protestë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Me moton “Në Mbrojtje te ushtarëve te lirisë dhe vlerave te tyre” dhe me pankarta të ndryshme si “Deri ku do të na poshtërojnë”, “Plisat” kanë kërkuar që të reagohet fuqishëm pas heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇPMB), transmeton Kosovapress.
Protesta është mbyllur në mënyrë të qetë. Ndërkohë, edhe tifozët e Vushtrrisë, “Forca”, kanë organizuar po ashtu të dielën mbrëma protestë në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.