Masakër e re në SHBA, adoleshenti vret pesë veta

Të shtunën në mbrëmje, në një shtëpi në qytetin Albuquerque në shtetin federal amerikan New Mexico ka ndodhur një vrasje e re masive. Autoritetet e l New Mecico, në jug të SHBA-së, njoftuan sot një adoleshent 15-vjeçar ka vrarë me armë zjarri dy të rritur dhe tre fëmijë. Si transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP, tash për tash nuk dihen motivet e vrasësit dhe as lidhja e tyre me viktimat.

Në këtë akt të ri të rëndë të vrasjes së shumëfishtë, që vjen menjëherë pas shpalljes së masave të presidentit Obama për kufizimin e disponimit me armë zjarri, janë vrarë një burrë, një grua, dy vajza dhe një djalosh.

Si tha zëdhënësi i Zyrës së sherifit të qarkut Bernalilo, Aaron Williamson, vrasësi adoleshent është arrestuar dhe do të akuzohet për vrasje dhe keqtrajtim të fëmijëve me pasoja vdekjeprurëse.

Raportohet se inspektorët po tentojnë të konstatojnë se kush është pronar i armëve që janë gjetur në shtëpi ku është kryer vrasja, e ku pos tjerash është gjetur edhe një pushkë gjysmë automatike./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat