Sot në Preshevë u organizua një protestë gjithëpopullore e shqiptarëve tė Luginës. Ky ka qenë vendimi i marrë në mbledhjen e liderëve politikë dhe institucionalë të Luginës së Preshevës lidhur me shqyrtimin e situatës më të re pas heqjes së lapidarit të dëshmorëve nga sheshi i Preshevës, nëpërmjet një akti vandal të xhandarmërisë së Serbisë.
Në sheshin e Preshevës ishin tubuar me mijëra qytatarë nga Lugina e Preshevës duke shprehë pakënaqësinë e tyre ndaj kërcënimeve të qeverisë serbe duke kërkuar të drejtat e tyre, njofton presheva.com.
Në këtë tubim u vunë lule në vendin ku ka qenë lapidari i dëshmorëve, si nga qytetarët ashtu edhe nga i tërë spektri politik.
Nga ana tjetėr, kryeministri serb kishte paralajmėruar se nuk ka asnjė arsye qė shqiptarėt tė protestojnė. pasi pėrmendorja ėshtė larguar e jo rrėnuar e prishur dhe se gjithēka ka shkuar pa asnjė incident.
Pas këtij tubimi është miratuar edhe një kërkesë e shqiptarëve nga Lugine e Preshevës e cila do ti dorëzohet faktorit ndërkombëtarë, qeverisë në Shqipëri dhe Kosovë si dhe qeverisë serbe në Beograd.
Tubimi përfundoi pa incident dhe qytetarët u shpërndanë të qetë.