Një ditë pas zhvillimeve në Luginën e Preshevës, Kryeministri Sali Berisha ka dënuar veprimin e qeverise serbe dhe paralajmëroi se Qeveria shqiptare mund të rishikoje marrëdheniet me Serbinë nëse do të jete e detyruar. Ai u bëri thirrje popujve fqinje që të heqin dore nga albanofobia.
"Të dielën në Luginën e Preshevës, para qytetarëve, kamerave televizive u shpalos dhe njëherë me egërsi të vërtetë, racizmi, urrejtja dhe frika ndaj shqiptarëve nga autoritetet e Beogradit. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt, Qeveria shqiptare do të shqyrtojë të gjitha marrëdheniet me Serbinë. Dhe unë i garantoj qytetarët e Preshevës se Shqipëria është e vendosur të bëjë gjithcka në insitucionet ndërkombëtare. Cështjen e tyre te drejtë do ta mbropjmë në çdo arenë. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos përdorë dy standarde, një standard për serbët e Mitrovicës së veriut dhe një standard për shqiptarët e Preshevës; jo t'i ndajne pse njera pale përpiqet të zbatojë ligjet dhe pala tjetër të shndërrojë territorin në një ishull të kontrabandes rajonale me ndihmen e Beogradit. Dua te denoj ashpersisht te gjitha aktet e dhunimit te institucioneve, varrezave apo cfaredo gjeje tjeter te trashegimise serbe ne Kosove.I bëj thirrje Qeverise se Kosovës të marrë masat me te rrepta ndaj ketyre akteve qe nuk kanë gjë të përbashkët me popullin e Kosovës. Këtyre individeve u them se bejne nje gabim fatal kur imitojne fallangat e Milloshevicit.Nuk është kjo rruga. Rruga është bashkimi i kombit. Kombi shqiptar te bashkohet, te bashkohet me Europen dhe fqinjet tane te clirohen nga urrejtja shekullore dhe fobia ndaj nesh. U bej thirrje kombeve te rajonit te shohin ne procesin e bashkimit te shqiptareve nje proces emancipues per te gjithe rajonin", tha Berisha./tch/