Lufta në Mali, fakte që duhet t’i dini

Qeveria franceze në një deklaratë të saj tha se "... ka për të dërguar 2500 trupa për ta mbështetur ushtrinë qeveritare të Malit në luftën kundër kryengritësve islamikë. Franca tashmë ka dërguar 750 ushtarë të saj në Mali, dhe transportuesit aeroplanë francezë arrijnë të martën në Bamako .. Ne do të vazhdojmë të vendosim forcat tona në tokë dhe në ajër ... Ne kemi një qëllim. Për të siguruar që, pas largimit tonë, pas intervenimëve tona, Mali të bëhet një shtet i sigurt, që të ketë autoritet ligjor, procesin zgjedhor dhe që mos të ekzistojnë më terroristë që do të kërcënojnë territorin e saj. "

Kjo është historia zyrtare e franceze dhe e atyre që e mbështesin atë. Dhe natyrisht kjo është ajo që u është transmetuar mediave. Francën, e kanë mbështetur edhe anëtarët e tjerë të NATO-s. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka konfirmuar se SHBA do të sigurojnë informacionet e të dhënave të forcave franceze në Mali. Kanada, Belgjika, Danimarka dhe Gjermania gjithashtu kanë mbështetur publikisht pushtimin francez, duke u zotuar për mbështetjen logjistike në thyerjen e rebelëve. Dhe në qoftë se ju besoni versionin zyrtar të kësaj dhe arsyet e ndërhyrjes në Mali, ne do të jemi të privuar nga arsyet reale për të njohur këtë intervenim. Duke shikuar nga burimet natyrore në Mali, zbulojmë atë që në reaitet për cfarë bëhet fjalë.

Ari: Mali është prodhuesi i tretë i arit në Afrikë, me shumë studime të mëdha që ende po vazhdojnë. Mali është i famshëm për arin e tij që nga ditët e mbretërive të mëdha të Malit dhe udhëtimit në Mekë të perandorit Mensa Musa në vitin 1324 kur karvani i tij kishte me vete më shumë se 8 ton prej ari! Prandaj, Mali është një vend tradicionalisht me miniera ari më shumë se një gjysmë mijëvjeçari. Mali aktualisht ka shtatë miniera ari që përfshijnë: Kalani dhe Morillo në pjesën jugore të Malit. Jatelu, dhe Luol Sadiolu në pjesën perëndimore të Malit, dhe minierat që ka filluar kohët e fundit gërmimi i tyre në Siam dhe Tabakoto. Projektet të përshpejtuara në kërkimë dhe shfrytëzimin e sasive të mëdha të arit janë në: Kofi, Kodieranu, Koman, Banankorou, Kobadi dhe Nampali.

Uraniumi: shenja inkurajuese dhe kërkimet janë në aktivitet të madhë. Hulumtime janë duke bërë momentalisht një numër i kompanive, me indikacione të qarta të depozitave të uraniumit në Mali. Resurset e uraniumit të lokalizuar në ishullin Falea që përfshinë rreth 150 km të terrenit … është vlerësuar se fjala është për 5000 ton uranium në këtë depozitë. Projekti Kidal, në verilindje të Malit, një sipërfaqe prej 19,930 km2 ... depozitat janë gjetur edhe në Samit, rajoni i Gaos etj.

Diamantë: Mali ka potencial për zhvillimin dhe shfrytëzimin e diamanteve në zonën administrative Kejes, janë zbuluar 30 tuba kimberlit, 8 prej të cilave përmbajnë gjurmë të diamanteve. Dijamante të vogla janë gjetur në rajonin administrativ të Sikasso (në jug të Malit).

Gurë të çmuar: Rrethina Niora dhe Bafulabe eshte e pasur me Garnet dhe materiale magnetike të rralla

Rrethina Bougunija dhe pishina Faleme eshte e pasur me minerale pegmatike

La Gourma e pasur me garnet dhe minerale (corindon)

L'Adrar des Ilforas: ka pegmatite dhe minerale metarmorfike

Zona Hombori Douentza: ka kuarce dhe karbonate

Mineral hekuri, boksit dhe mangan: janë burimet të rëndësishme në Mali, por ende të pa hulumtuar. Sipas vlerësimeve, Mali ka më shumë se 2 milion ton rezerva mineral hekuri të vendosura në zonat Djidian-Kenieba, Diamou dhe Bale. Rezervat e boksitit janë llogaritur në 1.2 milion ton dhe janë të vendosura në Kita, Kenieba Bafing makana. Gjurmët e mineralit mangan janë gjetur në Bafing-Makani, Tondibi dhe Tassigi.

Burime të tjera minerale dhe potencial të resurseve në Mali: bakri, mermer (10.600.000 ton), gips, kaolinë balta, fosfat, plumb, zink, litium, linit, kripë guri dhe diatomite.

Burimet e petrolit në Mali janë të dokumentuara qysh nga 70-ta të shekullit të kaluar, me kërkime sporadike si dhe ka indikacione se ato janë të naftës. Duke rritur çmimin e naftës dhe gazit, Mali ka promovimin e përshpejtuar për kërkimin e depozitave të naftës. Mali gjithashtu mund të ofrojnë rrugë strategjike të transportit të naftës dhe gazit në Perëndim, ekziston një mundësi e lidhjes së pusit në Taoudeni në tregjet evropiane përmes Algjerisë. Ajo tashmë ka filluar punën për mbledhjen e rezultateve të hulumtimëve të mëparshme, duke u fokusuar në pesë puset sedimentare në veri të vendit: Taoudeni, Tamesna, Ilumenden, Hendek Nara dhe Gao.

Pra, pavarësisht nga mediat kryesore perëndimore, qëllimin e raporteve të kësaj lufte të re që ato e paraqesin nuk është asgjë nga ato pretendime, por ajo është vjedhja dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore nga shtetet tjetra, duke siguruar qasje të sigurtë në korporatat ndërkombëtare për ta arritur këtë. Ç'farë është duke u bërë tani në Mali, bomba dhe plumba, dhe kjo është për Greqin, Irlanden, Portugalin dhe Spanjen nëpërmjet të cilet kërkohet larja e borxhëve të këtyre shteteve.

Njërezit në Mali vuajnë dhe vdesin. Disa ditë më parë (13-janar-2013) gazeta "Guardian" raportoi: "Numri i viktimave ende nuk është përcaktuar saktësisht, por sipas të dhënave paraprake, të paktën 11 të vrarë janë në Malijaca Connie.

Sori Diakite, kryetari i Kones, tha se janë vrarë fëmijë të cilët u mbytën pasi u hodhën në lumë, në mënyrë për të shpëtuar veten nga bombardimet. Të tjerët u vranë në oborret e tyre ose jashtë shtëpive të tyre. Njerëzit ishin duke ikur dhe duke u përpjekur për të gjetur strehim. Disa u mbytën në lumë. Së paku tre fëmijë u mbytën. Ata ishin duke u përpjekur për të notuar në anën tjetër. Ka pasur shkallë të shkatërrimit, tha kryetari i komunës së Kones, i cili iku me familjen e tij dhe tani është në Bamako ".

Dhe kush e di se sa shumë njerëz kanë vdekur sot.

By: R. Teichmann

Burimi: News Beacon Irlandë /mesazhi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat