Ja në çfarë gjendje është lapidari i dëshmorëve i hequr nga qendra e Preshevës?

Pas largimit nga qendra e Preshevës, më nuk ka pasë informacione zyrtare se ku është dërguar dhe si do të trajtohet. Sipas informacioneve që vijnë nga forume të ndryshme në internet, dhe fotografinë e postuar nga një grup i rinjësh në Facebook "Kjo është Presheva Jonë", lapidari gjendet në bazën e xhandarmerisë në fshatin Cakanoc, rreth 6 kilometra larg nga qendra e Preshevës.

Në foto të lapidarit, duket se emblema e UÇPMB-së është e larguar nga vendi ku ka qenë e vendosur, ndërsa në kamionin me të cilin është transportuar, shihen gjëra të ndryshme, si drunj, mbeturina dhe rrjet metalik me të cilin edhe është transportuar.

Ministri Daçiq kishte deklaruar se lapidari është hequr me kujdes pa u dëmtuar fare. /presheva.com/

{gallery}images/stories/shembulli/Lajme1,single=lapidari_shkatrruar1.jpg, salign=center{/gallery}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat