Vazhdon gjakderdhja në Siri.
Avionët luftarak të regjimit të Esadit vazhdojnë me bombardime të lagjeve periferike të Damaskut.
Në këto bombardime kanë humbur jetën 12 persona dhe u plagosën një numër i madh i të tjerëve ndërsa me dhjetëra shtëpi janë shkatërruar tërësisht.
Në shumicën e zonave të kryeqytetit jetohen përleshjet e ashpra mes Ushtrisë së Sirisë së Lirë dhe Ushtrisë së Esadit.
Këshilli i Përgjithshëm Revolucionar i Sirisë njoftoi se një numër i madh i lagjeve të zonës Deraja të kryeqytetit Damask janë kthyer në rrënoja dhe se snajperët vrasin civilët nëpër rrugë.
Ndërkaq bëhet e ditur se vazhdojnë edhe sulmet e forcave të Esadit në mbarë vendin. Në ngjarjet e fundit të dhunës kanë humbur jetën 36 persona.
Njoftohet se Ushtria për Sirinë e Lirë në qytetin Halep arriti të rimarrë disa pozicione dhe se kanë vënë nën kontroll disa pika të kontrollit.
Ndërkohë Rusia deklaroi se do të dërgoj në Liban 2 avionë për ti evakuuar qytetarët e saj nga Siria./trt/