Në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së policisë serbe dhjetëra studentë kanë marshuar në bulevardin "Dëshmoret e Kombit", duke demonstruar mbështetjen për shqiptarët e Luginës së Preshevës, transmeton tch.
"Studentët e Universitetit të Tiranës dhe qytetarët e Shqipërisë nuk mund të qëndrojnë duarkryq mbi këto akte vandale. Këshilli Studentor i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë antishqiptare që po shfaqet këto vitet e fundit në rajon dhe që po kërcënon stabilitetin dhe paqen ne Ballkan. Të njëjtën keqardhje ndjemë edhe ne shqiptarët e Tiranës, shqiptarët e Prishtinës dhe shqiptarët e Tetovës, sepse ne jemi një komb i vetëm", thotë Emiljano Dervishi, nga Këshilli Studentor i UT.
Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës ka dënuar heqjen e përmendores së heronjve të kombit, duke theksuar se ky veprim është një dëshmi tjetër e albanofonise së autoriteteve zyrtare të Beogradit.