Lulzim Peci ”ambasador” i Kosovës në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pas konsultimeve me kryeministrin, Hashim Thaçi ka propozuar Lulzim Pecin për postin e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë.

”Për këtë propozim, Ministri Hoxhaj ka informuar sot edhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila pritet të merr vendimin për dekretimin e Ambasadorit Peci. Emërimi i ambasadorëve të rinj dhe caktimi i ambasadorëve të deritashëm në misione në vende të ndryshme, janë lëvizje normale të ambasadorëve, në përputhje të plotë me aktet normative të Republikës së Kosovës dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare diplomatike. Këto lëvizje janë hapa të rëndësishëm në kuadër të aktiviteteve të politikës së jashtme të Kosovës, me qëllim të dinamizimit të diplomacisë kosovare dhe fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, deklaroi Artan Behrami për RTK, zëdhënës i MPJ-së./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat