Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për sot protestë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sipas njoftimit të këtij subjekti, protesta do të nisë në orën 14, te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, dhe do të jetë paqësore.
Tubimi bëhet pas largimit nga Presheva të lapidarit të ushtarëve të rënë të UÇPMB-së nga ana e xhandarmërisë serbe.
Heqja e lapidarit ka shkaktuar zemërim tek autoritetet shqiptare, por edhe te disa ndërkombëtare.