Bora që po bie në Kosovë e ka vështirësuar dukshëm komunikacionin rrugor. Dy fotot e realizuara nga ekipe të Kosovapress-it, tregojnë gjendjen e magjistrales Prishtinë-Podujevë, ku gjatë mëngjesit të së shtunës, një veturë është rrokullisur dhe dy tjera janë përplasur.
Burime të Kosovapress-it mësojnë se nga këto dy aksidente kana pësuar lëndime të lehta trupore disa persona.
Situatë e njëjtë, sipas Policisë, po mbretëron edhe në magjistralet tjera në tërë vendin, pasi që kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve nuk po e kryejnë punën e tyre si duhet. /Kosovapress/