Humbin jetën 73 persona në sulmet e forcave të Esadit në Siri

Vazhdon dhuna në Siri. Në sulmet e forcave të Esadit ndaj opozitarëve në mbarë vendin kanë gjetur vdekjen 73 persona.

Ndërsa në dy sulmet me bomba të organizuara në lartësitë e Golanit në pjesën e kontrolluar nga Siria janë vrarë 8 persona.

Ndërkaq bëhet e ditur se avionët luftarak bombarduan disa lagje periferike të kryeqytetit Damask.

Në qytet jetohen edhe përleshje të ashpra mes forcave të Esadit dhe Ushtrisë së Sirisë së Lirë.

Lajmet të dhunës vijnë edhe nga qytetet Hama, Humus, Idlib, Derae, Lazkije dhe Dejr-u Zur.

Forcat e Esadit në sulmet e fundit në mbarë vendin kanë vrarë 73 persona.

Ndërkaq në qytetin Kunejtra të Lartësive të Golanit u dëgjuan edhe dy shpërthime të fuqishme në afërsi të dy objekteve ushtarake.

Në këto sulme të organizuara me autobomba janë vrarë 8 persona.

Bëhet e ditur se shumica e të vrarëve janë ushtarë të forcave të Esadit./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat