Ministri turk për Komunikacion, Detari dhe Komunikim, Binali Jildrim deklaroi dje fillimin e ndërtimit të aeroportit të tretë në Stamboll, që do të jetë më i madhi në botë.
“Fituesi i tenderit për ndërtimin e aeroportit do të shpallet më 3 mars. Tenderi do të publikohet në gazetat ndërkombëtare”, tha ai.
Jildrim sqaroi se në pjesën e dytë të projektit të aeroportit të ri planifikohet ndërtimi i një piste dhe tre rrugë për taksitë, ndërsa në pjesën e tretë të ndërtimit edhe një terminal me kapacitet për 30 mijë pasagjerë, rrugë paralele për taksitë dhe pista plotësuese për aeroplanët.
“Në pjesën e katërt të projektit, do të ndërtojmë edhe një terminal për 30 mijë udhëtarë. Hapësira në të cilën do të ndërtohet terminali do të shtrihet në një 1,4 milion metra katrorë, ndërsa aeroporti do të ketë kapacite për 150 milion pasagjerë. Kur të mbarojnë të gjitha fazat e projektit do të kemi aeroport 165 ura për hyrje të pasagjerëve në aeroplanë, katër terminale, tre blloqe teknike, tetë kulla kontrolli dhe gjashtë pista”, tha Jildrim./rtv21/