Me vetëm një votë kundër, delegatët e Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës kanë rizgjedhur Hashim Thaçin kryetar të këtij subjekti politik.
Para se të votohej, Thaçi ka kërkuar nga delegatët që votimi për Kryetar të bëhet me votë të fshehtë, e jo me aklamacion. Ky propozim është hedhur në votim, dhe përveç Thaçit, të gjithë delegatët kanë votuar që votimi të jetë i hapur. Dhe kështu ka ndodhur, transmeton Telegrafi.
Vetëm një delegat ka votuar kundër Thaçit, të gjithë kanë votuar pro kandidaturës së tij./koha/