Erdoan: Turqia mund të kërkojë alternativë për bashkimin evropian

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan kritikoi raportin e Bashkimit Evropian ndaj Turqisë duke theksuar se BE-ja nuk është e hapur dhe tërësisht e qartë, se Ankaraja do të mund të kërkonte alternativë për Unionin, madje duke ironizuar edhe për një anëtarësim në Organizatën e Shangait për Bashkëpunim (OCS) .

"Bashkimi Evropian nuk është i hapur dhe tërësisht i qartë për raportin ndaj Turqisë. Bashkimi Evropian nuk mund ta harrojë Turqinë'', deklaroi Erdoan.

''Turqia mund të kërkojë alternativë për BE-në për shkak se kanë ndodhur shumë gjëra negative në marrëdhëniet mes saj dhe Turqisë. Për shkak të aktiviteteve negative me BE-në duhet të kërkojmë alternativë për 75 milionë qytetarët tanë. Para do kohe edhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin i kam thënë se jemi të gatshëm të hyjmë në Organizatën e Shangait për Bashkëpunim... dhe t'i themi lamtumirë BE-së", ironizoi shefi i qeverisë turke.

Organizata e Shangait për Bashkëpunim është organizatë e themeluar në vitin 2001, në Shangai.

Atë e themeluan Rusia, Kina, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Uzbekistani./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat