Një 43-vjeçare me inicialet V. Sh. është prangosur në Prishtinë, pasi e ka therur me thikë një 53-vjeçar, pas një zënke që kanë pasur në një lokal afër sheshit “Nëna Terezë”.
Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, për Gazetën Jeta në Kosovë.
Ajo tha se rasti është regjistruar si tentim vrasje/ therje me thikë.
Dorasja V. Sh. kishte filluar një lidhje shoqërore me personi që e ka qëlluar që nga shtatori i vitit të kaluar, kanë bërë të ditur burime nga policia.
Të hënën në mëngjes, gjatë një takimi që ata kishin pasur në një lokal në sheshin “Nënë Tereza”, kishte filluar një grindje mes tyre.
Situata ka eskaluar kur gruaja ka nxjerrë një thikë, me të cilën e ka qëlluar viktimën në dorë.
Polica ka marrë informatën rreth orës 9:30, me ç’rast ka dalë në vendin e ngjarjes.
Thika e cila është përdorur në rast është konfiskuar, kurse dorasja është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./gazetajnk/