Katër të mitur të dyshimtë për dëmtim varrezash

Katër persona të mitur janë ndaluar në policinë e Vitisë me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në Viti.

Të miturit, me datën 21 të këtij muaji, dyshohet se kanë dëmtuar tetë pllaka të varrezave për motive të panjohura.

Toger Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë, ka deklaruar se njësia e hetimeve ka arrestuar një të dyshimtë fillimisht si kryes i mundshëm i dëmtimit të varrezave dhe pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit në Qendrën për Punë Sociale në Viti, dyshohet se i njëjti së bashku me katër persona të tjerë ditën kritike kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

“Të miturit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës dhe punëtorit te QPS-Viti dhe në bazë të fakteve të dëshmuara, besohet të jenë të involvuar në incidentin në fjalë”, ka deklaruar Hashani, transmeton Indeksonline.

Katër të dyshimtit janë shqiptarë, shtetas të Kosovës. Në lidhje me rastin prokurori shtetëror për të mitur ka urdhëruar që rasti të dërgohet në prokurori në procedurë të rregull.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat