Që nga përfundimi i luftës është në rritje moskujdesi ndaj të moshuarve. Një pjesë e tyre nuk kanë njerëz të afërt që mund të kujdesen për ta, por një pjesë e madhe e tyre edhe largohen nga shtëpia ose dërgohen në shtëpinë e personave të moshuar.
Agjencia e Statistikave të Kosovës, nëpërmjet një raporti për statistikat e Mirëqenies Sociale të vitit 2012 tregon se numri i personave të vendosur në shtëpinë e personave të moshuar është në rritje, krahasuar me vitin paraprak.
Në shtëpinë e personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në vitin 2011 kanë qenë 91 persona, kurse vitin 2012 ky numër është rrit në 97 persona apo shprehur në përqindje i bie një rritje prej 6.2 % krahasuar me 2011.
Prej këtyre të moshuarve, 80 për qind janë shqiptar, konkretisht 63 persona, serb 41 dhe të tjerë 24. /Kosovapress/