Izraeli kryen sulm ajror mbi Sirinë

Në Lindje të Mesme dhuna vijon pa reshtur.

Kanali Televiziv Shtetëror i Sirisë njoftoi se avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një qendër kërkimore ushtarake që gjendet në periferi të kryeqytetit Damask të Sirisë.

Ndërkohë që agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, kanë vënë në dukje se në shënjestër ishte një autokolonë që ndodhej në kufi të Sirisë me Libanin, Kanali Televiziv i Sirisë ka hedhur pretendimin se në shënjestër ishte një qendër kërkimore ushtarake që gjendet në periferi të Damaskut.

Kanali Televiziv Shtetëror i Sirisë, lajmëroi se qendra kërkimore ushtarake që gjendet në zonën periferiferike Xhemraja të Damaskut, është objekti i goditur dhe në qendrën në fjalë ishin duke u bërë punime të përforcimit të mbrojtjes. Në incident kanë humbur jetën 2 punonjës si dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Autoritetet siriane kanë përgënjeshtruar lajmin e goditjes së një autokolone që po i dërgonte pajisje ushtarake Hizbullahut në Liban.

Autoritetet libaneze, opozitarët sirianë dhe diplomatët perëndimorë në atë rajon, thonë se në shënjestër ka qenë një autokolonë që po i dërgonte Hizbullahut armë të rënda dhe municione dhe jo ndonjë qendër ushtarake.

Një diplomat amerikan me detyrë në Lindje të Mesme ka thënë se në autokolonën e goditur nga avionët ushtarakë izraelitë kishte edhe kundërajrore SA-17, prodhim rus.

Diplomati amerikan i cili i ka dhënë intervistë gazetës "New York Times" tha se autoritetet izraelite përpara këtij operacioni e kanë lajmëruar edhe Uashingtonin.

Sulmi u prit me reagim nga Hizbullahu dhe Rusia.

Hizbullahu i cili e dënoi ashpër këtë sulm, bëri deklaratën se ata janë në solidaritet të plotë me udhëheqjen, ushtrinë dhe popullin sirian.

Kurse në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashme e Rusisë thuhej se sulmi izraelit ka shkelur ligjet ndërkombëtare dhe ka cënuar sovranitetin e një shteti.

Edhe në vitin 2007 avionët ushtarakë izraelitë kishin goditur një objekt ushtarak sirian.

Nga ana tjetër autoritetet izraelite as nuk e kanë mohuar dhe as nuk e kanë pohuar sulmin e djeshëm, por nëpër deklaratat jozyrtare për Hibollahun dhe Sirinë është lakuar mesazhi "Vështrimet i kemi mbi ju".

Ndër komentet e tjera zë vend edhe se qeveria e Netanjahut përpara krijimit të koalicionit, me këtë sulm i ka dërguar një mesazh rretheve ekstremiste të djathta izraelite./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat