Në orët e paradites, policia në Prizren është informuar për një vjedhje që kishte ndodhur në shtyllat elektrike për ndriçimin e autostradës “Ibrahim Rugova” në afërsi të pikës kufitare në Vërmicë.
Hetues policorë dhe krim-teknika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat hetimore. Sipas raporteve thuhet se nga shtyllat elektrike është vjedhur sasi e konsiderueshme e kabllove elektrike.
Policia ka nisur me hetimin e rastit. Ende nuk ka të dyshuar./Indeksonline/