Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu, ka qëndruar sot në Beograd, ku ka takuar homologun serb, Ivan Mërkiq.
Sipas mediave serbe, tema të takimit kanë qenë përmirësimi i stabilitetit në rajon, bashkëpunimi ekonomik dhe dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
“Bashkëpunimi ynë strategjik në Ballkan është sinjal i rëndësishëm, mesazh dhe mekanizëm për stabilitet, paqe dhe përparim të rajonit”, citojnë mediat serbe Davutoglun.
Kryediploamti turk do të takojë edhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq./rel/