Lugina proteston kundër Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar

Mijëra qytetar të Luginës protestuan sot në qendër të Bujanocit për të shprehur pakënaqësitë që po i bëhen shqiptarëve të këtij rajoni nga qeveria e Serbisë.

Respektimi i marrëveshjes së Konçulit, realizimi i planit të vitit 2001, integrimi në jetën publike të institucioneve të Serbisë, zhvillimi ekonomik, largimi i memorialit të xhandarmerisë serbe në Lluçan, kthimi i lapidarit të UÇPMB-së, ishin disa nga kërkesat e protestës drejtuar instancave më të larta shtetërore të Serbisë, raporton Titulli.

Ish shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu rikujtoi se vendi ku është vendosur lapidari i xhandarmerisë është vend ku janë thyer shtizat dhe ku është kërkuar liria, perspektiva dhe bashkimi i kombit shqiptar.

“Nëse nuk hiqet lapidari mbi fshatin Lluçan, ftojmë faktorin ndërkombëtar që të marrë masa sepse i provokon shqiptarët në boshtin kurrizorë”, tha gjatë protestës Musliu.

Nëpër rrugët e qytetit është vërejtur shtim i forcave policore lokale dhe prani e madhe e mediave kombëtare serbe.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi kërkoi që lapidari xhandarmërisë mbi fshatin Lluçan të largohet sepse ai lapidar nuk është i shqiptarëve”, potencoi Arifi.

“Shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë pushtues të tokave tjera, jemi popull paqësorë dhe kërkojmë që lapidari xhandarmërisë në fshatin Lluçan të largohet sepse ai lapidar nuk është i shqiptarëve”, potencoi Arifi.

Gjithashtu, i gjithë spektri politik shqiptar kërkoi respektimin e të gjitha marrëveshjeve me qeverinë e Serbisë, realizimin e planit të vitit 2001. Liderët njëkohësisht drejtuan edhe kritika ndaj faktorit ndërkombëtar për mos përmbushje të premtimeve të tyre.

Edhe deputeti popullor në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi shprehu pakënaqësitë ndaj institucioneve të Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar i cili ka qenë edhe garantues i të gjitha marrëveshjeve për këtë rajon.

“Lapidari mbi fshatin Lluçan është kulminacioni i diskriminimit dhe dhunës psikike, kulturore, njerëzore dhe ekonomike, i cili një pushtet anticivilizues mundë ta bëjë”, deklaroi Halimi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa i prezantuar me zërin më të lartë në fjalimin e tij, kërkoi që lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së i hequr nga forcat e xhandarmerisë të kthehet në qytetin e Preshevës.

Protesta e organizuar kaloi pa ndonjë incident të shënuar dhe protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë. Kjo ishte protesta e dytë e realizuar nga spektri politik shqiptar për vitin 2013./Titulli.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat