Rreth 20 fshatra të Podujevës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e erës së madhe që ka përfshire mbrëmë këtë rajon. Ekipet e Korporatës Eletro-energjetike të Kosovës kanë dal në terren për sanimin e prishjeve në rrjetin elektrik, i cili pritet të ndodhë gjatë ditës.
Era e madhe ka rrëzuar dhjetëra çati në fshatrat e Podujevës, ndërsa një objekti banesor në qytet si pasojë e erës së fort i’u është rrëzuar çatia, dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa që për fat të mirë nuk ka të lënduar. Ekipet e Korporatës Eletro-energjetike të Kosovës kanë dal në terren për sanimin e prishjeve në rrjetin elektrik, i cili pritet të ndodhë gjatë ditës./rtk/