Nuk ka marrëveshje për koalicionin PDK-AAK

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë orëve të paradites së sotme, është takuar me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, takim në të cilin është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit PDK-AAK. Sipas raporteve që vijnë nga AAK, takimi ka përfunduar pa asnjë marrëveshje për mundësin e koalicionit ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.

“Delegacionet e AAK-së dhe të PDK-së, të prira nga Kryetari Ramush Haradinaj dhe Kryeministri Hashim Thaçi, u takuan sot për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Pas shqyrtimit të gjendjes aktuale politike në Kosovë, nuk u arrit marrëveshja e cila do të mundësonte bashkëqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së, në rrethanat e tanishme”, thuhet në një komunikatë të AAK-së. /Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat