Në sulmet e forcave të Esadit të mbështetura nga ajri ndaj opozitarëve kanë humbur jetën 214 persona në mesin e të cilëve 20 fëmijë.
Ndërkaq njoftohet se vazhdojnë sulmet ajrore të forcave të Esadit ndaj kryeqytetit Damask.
Përleshjet mes forcave të regjimit dhe të Ushtrisë së Sirisë së Lirë janë përqendruar në kryeqytetin Damask dhe Dejru-z Zur.
Ushtria e Sirisë së Lirë deklaroi se në qytetin Hama kanë rrëzuar një avion luftarak ndërsa në Dejru-z Zur u rrëzua një avion ushtarak transportues.
Ndërkaq nga qytetet Halep, Deraa, Idlib dhe Rakka vazhdojnë të vijnë lajmet e dhunës.
Ndërkohë kryetari i Koalicionit Kombëtar të Forcave Revolucionare dhe Opozitare të Sirisë, Muaz el Hatip, përsëriti thirrjen e bërë regjimit të Esadit për negociata.
El Hatip deklaroi se janë të gatshëm të ulen në tavolinën e bisedimeve me zëvendëspresidentin e Sirisë, Faruk Esh-Shera.
Ndërkaq bëhet e ditur se udhëheqja e Uashingtoni jep përkrahjen e plotë thirrjes së El Hatipit.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Viktoria Nullënd (Victoria Nuland) nga Beshar Esadi kërkoi ti përgjigjet thirrjes së El Hatipit./trt/