Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad në Kajro të Egjiptit u sulmua me këpucë nga ana e një të riu sirian.
I riu sirian hodhi këpucët e tij në kohën kur Ahmedinexhad përshëndetej me popullin pas faljes së namazit të akshamit dhe jacisë në xhamin e Hz. Husenit, njofton TRT.
Mësohet se i riu sirian, i cili hodhi këpucët ndaj Ahmedinexhadit nga një distancë prej 3 metrash, brohoriti duke thënë se “Ju i vratë vëllezërit tanë”.
Bëhet e ditur se këpucët e hedhura qëlluan truprojën, ndërsa i riu sirian u arrestua.