Muharrem Xhemajli, kryetar i OVL të UÇK-së u takua me dr. Shefqet Krasniqi

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Xhemajli, ka pritur në selinë e tij imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, dr. Shefqet Krasniqi, i cili njëherit është edhe profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Në këtë takim u trajtua në aspekte të ndryshme gjendja e popullit dhe vendit tonë, e në veçanti e veteranëve. U theksua rëndësia dhe nevoja e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme për të mirën e vendit si dhe ruajtja e vlerave tona shumë të çmueshme fetare dhe kombëtare.

Për këtë dhe u shpreh gatishmëria nga të dy palët për përkrahjen e duhur në ngritjen e idealeve tona, ruajtjven e vlerave tona, zhvillimin e atdhedashurisë, ruajtjen e besimit tonë, dhe kontributin për avancimin e shqiptarëve kudo që janë. /krenaria.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat