Me 11 shkurt të vitit të kaluar orteku i borës mori jetët e 10 banorëve të fshatit Restelicë të komunës së Dragashit, i banuar me popullatë boshnjake, që ndodhet në trekëndëshin Kosovë – Shqipëri - Maqedoni dhe shkatërroi mbi 25 shtëpi.
Kësaj fatkeqësie natyrore i ka mbijetuar vetëm Amsera Reka 7 vjeçare, e cila ndodhet në Itali. Edhe pas një viti të fatkeqësië natyrore e cila njihet si më e rënda në Kosovë, në këtë fshat, përveç pastrimit të gërmadhave, nuk është bërë asgjë më shumë dhe lagjja ka mbetur e boshatisur.
Banorët ankohen në adresë të institucioneve për mos realizimin e premtimeve të dhëna, kurse këta të fundit arsyetohen me mungesë buxheti. Stina e dimrit ka ngjallur frikën te popullata se mos po përsëritet ajo që ndodhi dimrin e shkuar./rtk/