Dy të vdekur dhe 62 të prekur nga gripi i derrit

Shtatë  persona të prekur nga virusi A H1N1 vazhdojnë të jenë të shtrirë dhe nën kontrollin e vazhdueshëm shëndetësor në Klinikën e Infektologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Tre nga ata janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në mënyrë laboratorike, ndërkaq, deri tashti është vërtetuar të jenë prekur nga ky virus 62 persona. Këtë shifër e ka dhënë të hënën drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, ndërsa është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. Ky i fundit ka thënë se deri tashti nga të gjitha këto raste me A H1N1, 8 raste janë të konfirmuara me influencë të gripit të rëndomtë A, kurse 2 persona kanë përfunduar me vdekje.

“Klinika Infektive është e përgatitur mirë për trajtimin  e rasteve të tilla”, ka thënë Fazliu dhe ka shtuar se ajo ka staf të mjaftueshëm të mjekëve profesionistë.

“Edhe përvojat e viteve të kaluara kanë ndikuar pozitivisht që trajtimi i këtij gripi të bëhet në mënyrë më të suksesshme”, është shprehur Fazliu, sipas të cilit ka terapi  të mjaftueshme për trajtim të rasteve të tilla. Sipas infektologëve, “Tamiflu” është bari kryesor me të cilin trajtohet dhe shërohet virusi A H1N1. Kurse, sa u përket barnave dhe materialit tjetër shpenzues, gjithnjë sipas Fazliut, ka mungesë të tyre sikurse në klinikat e tjera.

“Furnizimi me barna dhe material shpenzues nuk varet nga QKUK-ja, meqë ai bëhet përmes Departamentit Farmaceutik në MSH”, ka thënë ai. Ndryshe, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, pos 62 vetave të infektuar me virusin A H1N1, ka theksuar se në krejt Kosovën, sipas rezultateve laboratorike, nga gripi sezonal janë prekur rreth 8 mijë e 500 veta./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat