Korporata Energjetike e Kosovës i ka dëmtuar qytetarët e Kosovës nëpërmjet shkeljeve të procedurës gjatë leximit të njehsorëve. KEK-u i ka bartur shpenzimet e muajit dhjetor në faturën e muajit janar, pasi në këtë muaj janë faturuar nga 34 deri 36 ditë. Kjo shkelje ka ndikuar në rritjen artificiale të humbjeve për vitin 2012.
Përveç kësaj, bartja e shpenzimeve të muajit dhjetor në faturën e muajit janar, i ka dëmtuar konsumatorët e Korporatës Energjetike për shkak të hyrjes në bllok-tarifën e tretë. Këto janë gjetjet e një raporti që Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka pranuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE)/koha/