OKB: Të paktën 70 000 të vdekur në Siri

Numri i të vdekurve në Siri ka arritur në të paktën 70 000 persona, deklaroi të martën Komisionerja e Lartë e OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Navi Pillay, e cila po merr pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

"Herën e fundit që fola përballë jush ishin vrarë 60 000 persona, sot ky numër ka arritur në 70 000", deklaroi Pillay.

''Mungesa e unitetit dhe e shtysës për të reaguar për ndalimin e konfliktit kanë sjellë këtë rezultat shkatërrimtar, çmimin e të cilit e paguajnë civilët'', shtoi ajo./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat