Rusia vazhdon të furnizojë me armë regjimin Sirian

Eksportuesi shtetëror i armëve të Rusisë ka thënë se Moska vazhdon të dërgojë armë në Siri dhe nuk e ka ndërmend të ndalojë, pavarësisht luftës civile në këtë vend.

Drejtori i kompanisë Rosoboronexport, Anatoly Isaikin, ka thënë se dërgesat përfshijnë sisteme për mbrojtje anti-raketore dhe asgjë që mund të përdoret si armë sulmuese.

Ai po ashtu ka thënë se eksportet nuk shkelin ligjin ndërkombëtare ose rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rusia, furnizuesi kryesor me armë i Sirisë, është kritikuar nga vendet e Perëndimit dhe ato arabe për mbështetjen e regjimit sirian.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet konflikt./rel/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat