5 vjet shtet (FOTO)

Para pak çastesh u mbajt Parada e Pavarësisë, ku u bë parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Emergjencës. Në këtë paradë për herë të parë Forca e Sigurisë së Kosovës parakaloi edhe me dy autoblinda të reja.

Në këtë ceremoni janë prezent edhe liderë nga vendet e rajonit, si presidentit i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, liderët e Maqedonisë dhe të Luginës së Preshevës. Gjithashtu janë edhe duke marr pjesë edhe ambasadorët që shërbejnë në Kosovë.

Në orën 15:00, Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne. Në seancën solemne pritet të ketë mysafirë nga shtetet fqinje. Për t’i akomoduar sa më mirë ata, deputetët e Kuvendit të Kosovës ka gjasë që të mos i zënë ulëset e tyre, pasi të ftuar janë afro 140 mysafirë.

Gjithashtu në të gjitha komunat e Kosovës, janë organizuar manifestime të ndryshme kulturore për të festuar 5-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Kurse në orën 20:00, do të jetë koncerti përmbyllës, në qendër të Prishtinës./rtk/

{gallery}images/stories/shembulli/zfotoshtese/parakalimi5vjet{/gallery}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat